Ndryshimet në Qeveri, Rama çon në Presidencë kërkesat për dekretimin e ministrave

Burime nga kryeministria bëjnë me dije se Edi Rama ka dorëzuar në Presidencë kërkesat për dekretimin e ndryshimeve në qeveri.

Ndërsa votimi i shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave të rinj pritet të ndodhë më 21 janar në Parlament, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar, burime nga kryeministria konfirmojnë se kërkesa e depozituar në Presidencë ka të bëjë me emërimin e 8 ministrave të rinj dhe Erjon Braçes si zv/kryeministër.

Dekretimet e Metës sipas afatit kushtetues, priten të miratohen brenda 7 ditësh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi