Ndryshime në Kod, Salianji: Kur s’duhet përfituar gjykim i shkurtuar

Duke marrë shkas nga disa prej vendimeve të gjykatave deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paraqitur këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë disa propozime për ndryshime në kodin penal dhe kodin e procedurës penale.


Sipas propozimeve asnjë i dënuar për Vrasje për Gjakmarrje, Vrasje të funksionarëve publikë, Vrasja të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare nuk duhet të përfitojë gjykim të shkurtuar.

Kjo sipas deputetit demokrat do të jepte një mesazh të fortë për këta persona se nuk mund të përfitojnë nga lehtësirat ligjore. Po ashtu Salianji propozon se nuk mund të lirohen me kusht ato persona që kanë kryer këto vepra penale dhe janë përsëritës.

Po ashtu Salianji propozon që të mos ketë gjykim të shkurtuar për dy vepra të tjera penale ajo e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Për këto dy vepra penale ai kërkon dhe që të mos aplikohet lirimi me kusht.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Arrestohet në Kosovë “Dëshmitari X”

Ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon hetimet, Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X”, është ndaluar nga policia e Kosovës. Personazhi...

Dëshmia që rrezikon ish-ministrin e Brendshëm: ‘Unë dhe Artan Habilaj takuam Tahirin për servisin e skafit. Moisiu pagoi shpenzimet’

Naim Brahimaj, shofer dhe komandant skafi i forcave policore ‘Delta Force’ është një prej personave që dëshmon lidhjet...

VIDEO/ Kombinat, një nga zonat më të prekura në Tiranë, banorët apel Bashkisë: Kërkojmë inspektorë, të bëjnë vlerësime, kemi frikë

Një nga zonat më të prekura në Tiranë, është njësia numër 6 në Kombinat. Banorët e dy...

Së fundi

Shoqëria “Lëvizja” kërkon zbardhjen e vrasjeve të të burgosurve politik

Shoqëria “Lëvizja” ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 12 lëndë për t’u hetuar të vrasjeve në burgje të drejtuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe...

Komunat veriore, pa kryetar e pa zgjedhje

Komunat veriore kanë mbetur pa kryetar tash e 11 ditë, por Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal ende nuk ka marrë vendim nëse do...

Më pak lodra do të thotë më shumë imagjinatë dhe lojë për fëmijën tuaj!

Është e lehtë që të dilni në dyqan të lojërave për fëmijë dhe të mbushni qeset me modele që ju pëlqejnë jo vetëm fëmijëve,...