Ndrenika pro teatrit të ri, zhgënjim me aktorin në LSI

Opozita, ku veçon LSI, është ndier keq që ai, Robert Ndrenika, ikona e skenës shqiptare, është tashmë prej atyre që kërkojnë teatër të ri në vend të atij ekzistuesit.

Firmëtar në peticionin drejtuar presidentit Meta për ta dekretuar Ligjin për Teatrin, Robert Ndrenika është parë vëngër nga eksponentë të partisë Kryemadhi, sidozot Luan Rama, i cili është përpjekur ta qëllojë me pambuk aktorin e madh, pasi ndryshimit të qëndrimit prej tij.

“Disa rradhë për Robert Ndrenikën dhe ca të tjerë…

“Kjo tokë është e shenjtë!” Kështu është shkruar gati tre muaj më parë. Saktësisht, më 30 prill 2018. Eshtë fjalia e fundit, në mbyllje të një propozimi drejtuar ministreshës që merret edhe me punët e kulturës, me anë të të cilit, një dyzinë njerëzish gjithfarësh, të prirë në listë prej “Artistit të Popullit”, siç pëlqej t’i drejtohem unë, alias “Nderit të Kombit” e mikut tim të vyer Robert Ndrenika, kerkonin shpalljen zonë monument kulture, të hapsirës publike ku gjendet prej vitit 1938 të shekullit të kaluar, Teatri Kombëtar!
Një kërkesë e arsyetuar bindshëm dhe me plot argumenta shkencorë, që në thelb synonte paprekshmërinë e asaj pjese të historisë qytetare të Tiranës së fillimshekullit XX. E më shumë se sa paprekshmërinë, në fakt, thelbësisht projektonte marrjen në mbrojtje, nën statusin “monument kulture”, me të gjitha konseguencat që mbart ky status.

E meqë Berti, e bashkë me të edhe ata pas tij e mbyllnin kërkesën e tyre me postulatin “Kjo është tokë e shenjtë”, më duhet t’i referohem Biblës, sipas të cilës, të jesh i shenjtë do të thotë të jesh i pandotur, të jesh i përveçuar. Për këtë arsye, ajo që është e shenjtë, veçohet nga përdorimi i zakonshëm, ose konsiderohet e shenjtë, veçanërisht sepse është e pastër, e kulluar”, shkruan ndër të tjera deputeti Rama në një tiradë kritike, por dhe hatërmbetëse në FB, të cilën e mbyll me  vargjet ngashnjyese të Kiplingut, “Në mundsh”.

Aludimi është i qartë: edhe Ndrenika doli puthador! /tesheshi.com/  

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi