Ndodh në Amerikë/ Vrau në 1986, arrestohet autori pas 33 vitesh

Një burrë në Kaliforni u arrestua për një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në Van Buren County në vitin 1986.

Policia e Shtetit të Michiganit tha se kanë arrestuar Michael Leon Curry në Kaliforni për vrasjen e Wilda Wilkinson në vitin 1986 në Bangor të Miçiganit. Wilkinson u gjet e vdekur në atë kohë në shtëpinë e saj nga vajza e saj. Policia tha se Curry jetonte pranë Wilkinson në kohën e vdekjes së saj dhe u mor në pyetje gjatë hetimit. Curry ishte një i dyshuar prej dedektivëve që në atë kohë, por nuk kishte prova për ta akuzuar.

Në vitin 2010, Policia e Shtetit në Michigan filloi të punojë vazhdimisht për rastin dhe në vitin 2018, ata filluan të punojnë me kohë të plotë. Policia deklaroi se arritën që të nxjerrin një urdhër-arresti për Curryn, pasi tashmë kanë prova dhe fakte. Curry ka hequr dorë nga ekstradimi dhe është kthyer në Miçigan. Ai pritet të akuzohet zyrtarisht të hënën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi