Ndihmat e mbledhura FRI në Zvicër mbrrijnë në Tiranë

Një lajm i mirë vjen nga Tirana pasi ndihmat e mbledhura nga Fondacioni i Rinisë Islame me qendër në Zvicër kanë mbrritur dhe shumë shpejt do të paketohen dhe shperndahen sipas nevojave të njerzve në zonat e prekura nga tërmeti.

Dhjetra pako me ndihma që konsistojnë ushqime veshmbathje dhe sende të tjera të nevojshme për tju plotësuar sadopak nevojat familjeve të prekura nga tërmeti dhe që gjenden në vështirësi.

Pas apelit të bërë nga Fondacioni i Rinisë Islame me qendër në Zvicër drej bashkatdhetarëve atje dhe në mbarë europën mijra shqiptarë ju bashkuan kësaj thirrje për tju ardhur në ndihmë vëllezërve të tyre të prekur nga tërmeti në shqipëri. Për të dërguar çdo ndihmë të mbledhur në destinacionin e duhur FRI zgjodhi të bashkëpunojë për shpërndarjen e tyre me Fondacionin “Mirësia” me qëllim dërgimin e amanetit të vëllezërve deri në fund.

Përfaqësuesi i Fondacionit “Mirësia” Ferid Piku shprehu falenderimet më të sinqerta për Fondacionin e Rinisë Islame me qendër në Zvicër për aksionin humanitar dhe në veçanti të gjithë shqiptarët që ju bashkuan apelit të tyre për ndihmë.

Ne shpresojmë të rikthejmë sadopak buzëqeshjen tek vëllezërit tanë që sot janë të lënduar tha ai. FRI mblodhi në Zyrih mijëra pako me ndihma ushqimore, veshmbadhje dhe sende të tjera për tu ardhur në ndihmë vëllezëve të prekur nga tërmeti. Donacionet për vëllezërit e prekur nga tërmeti do të vazhdojnë edhe në ditët që vijnë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi