“Ndihem e turpëruar nga politika e BE-së për refugjatët”

Deputetja portugeze në Parlamentit Evropian (PE) Ana Gomes thotë se si si një evropiane ndihet e turpëruar nga politika e Bashkimit Evropian (BE) për refugjatët dhe nga situata në të cilën ndodhen.

“BE-ja ka trajtuar shumë keq problemin e refugjatëve. Ka tradhtuar vlerat thelbësore dhe vlerat kombëtare të Evropës”, tha Gomes për politikat e BE-së mbi krizën e refugjatëve që shpërtheu në 2015, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarit të AA-së në PE në Bruksel mbi politikën e BE-së ndaj refugjatëve.

– “Arsyet kryesore të dështimit, ndryshimet mes vendeve anëtare”

Duke vënë në dukje se një nga arsyet kryesore për dështimin e politikës së refugjatëve të BE-së është ndryshimi midis vendeve anëtare, Gomes tha se është i drejtë vendimi i Këshillit të Evropës për vendosjen e 160 mijë refugjatëve nga Italia dhe Greqia në vendet anëtare me sistemin e detyruar të kuotave.

Gomes deklaroi se Këshilli me këtë vendim ka për qëllim ti përgjigjet brenda një “uniteti” problemit të refugjatëve që rrjedh nga lufta siriane dhe nuk donte ti ngarkonte me gjithë barrën vendet kufitare si Italia dhe Greqia, në të cilat refugjatët u dyndën.

“Është për të ardhur keq që nga disa vende të vihet në pikëpyetje ky vendim, i cili i lidh të gjitha shtetet anëtare”, tha Gomes duke rikujtuar vendet e Vishegradit nën udhëheqjen e Austrisë janë të veshur me retorikë dhe qëndrime anti-evropiane që nxisin ksenofobinë.

Ndër të tjera pasi ka tërhequr vëmendjen se edhe në vendet që pranojnë refugjatë, janë formuar politika kontradiktore Gomes tha se është një situatë e pakuptueshme kur në njërën anë Gjermania që ka hapur dyert për afër një milion refugjatë nga ana tjetër është vendi i parë që ka pezulluar sistemin Shengen.

– “Ndihem e turpëruar nga politika e BE-së për refugjatët”

Duke theksuar se emigrimi mund të jetë shumë i dobishëm për komunitetet, Gomes tha se vendi i saj, Portugalia, u ka hapur dyert refugjatëve për aq sa mund të pranojë dhe ka shtuar se “Anti-imigracioni është budallallëk, është populizëm dhe një traditë shumë e shëmtuar për mua”.

“Në të vërtetë nuk mendoj se ka një krizë refugjatësh. Kriza e vërtetë goditi vlerat tona. Krizën e ka nxjerrë në pah mënyra jonë për të trajtuar refugjatët e larguar nga lufta, tirania dhe konflikti”, tha Gomes.

Pasi ka theksuar se politikat e brendshme dhe të jashtme të BE-së duhet të respektohen në këtë kontekst, Gomes ka dhënë shembullin se BE-ja duke ndjekur një politikë tjetër në kontekstin sirian mund të parandalojë shumë njerëz që të largohen nga vendi.

Ajo tha se shumë vende nuk i kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre ligjore dhe morale për refugjatët. “BE-ja po dështon seriozisht. Si evropiane unë ndihem e turpëruar nga politika e BE-së për refugjatët dhe nga situata në të cilën ndodhemi”, tha Gomes.

Pasi ka bërë disa kritika në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve Turqi-BE Gomes rikujtoi se kjo marrëveshje është nënshkruar nën drejtimin e kancelares gjermane Angela Merkel. Gomes tha se marrëveshja ishte me probleme në aspektin moral dhe ligjor dhe se marrëveshja u bë për të shtypur retorikën ksenofobe në rritje të partive të krahut të djathtë, veçanërisht në Gjermani.

Gjithashtu Gomes vuri në dukje se marrëveshja në të njëjtën kohë bëri që refugjatët t’i drejtoheshin rrugëve alternative.

– “Ne duhet të vlerësojmë përpjekjet e Turqisë”

Gomes rikujtoi se në vitin 2012 ka vizituar qytetin turk Gaziantep ku dhe ka gjetur mundësinë të shohë kampet e refugjatëve të ndërtuar nga Qeveria e Turqisë. “Kampet e refugjatëve të ngritura nga shteti i Turqisë ishin mjaft impresionuese. Ishin nga kampet më të mira që kam parë nga pikëpamja e mundësisë së vendosjes”, tha Gomes.

Ajo tërhoqi vëmendjen se refugjatët nuk kanë të njëjtat mundësi në kampet e çadrave që ndodhen jashtë qytetit. “Në anën tjetër jam e vetëdijshme se Turqia ka treguar përpjekje të mëdha. Ne duhet ta vlerësojmë këtë dhe në këtë kontekst BE-ja duhet t’i japë mbështetje Turqisë”, thekson Gomes.

Ndër të tjera Gomes nënvizon se Turqia është një nga vendet më të rëndësishme me të cilat BE-ja duhet të bashkëpunojë në këtë kuadër dhe se bashkëpunimi për mbrojtjen e refugjatëve duhet të bëhet brenda kuadrit të ligjit dhe rregullave ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi