Ndërron jetë në Angli vogëlushi 23-muajsh më sëmundjen e rrallë: si u bë simbol i një beteje ligjore mes Italisë e Britanisë

Ka ndërruar jetë në Britaninë e Madhe, Alfie Evans, fëmija 23-muajsh që prej javësh është pjesë e një lufte ligjore mes gjykatave të Londrës dhe betejës së prindërve për ta dërguar në Itali.

Fëmija i sëmurë nga një simptomë rrallë ishte shtruar në spitalin Alder Hey të Liberpool-it dhe mjekët prej kohësh kishin humbur shpresat dhe donin t’ja hiqnin aparatin respirator.

Por prindërit kanë zhvilluar një betejë për ta mbajtur në jetë.

Gjithsesi nuk kanë mundur dhe kanë dhënë lajmin në Facebook: Djalit tonë i kanë dalë flatrat rreth orës 2.30. Zemrat tona janë copëtuar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

Gladiatori ynë është dorëzuar dhe ka fituar flatrat e ëngjellit. Të dua shumë biri im”.

Tom e Kate Evans, prindërit 20-vjeçar të vogëlushit kanë zhvilluar një betejë 6 mujore ligjore për ta dërguar të birin në spitalin Bambino Jesu në Romë, ku kishin marrë edhe shtetësinë italiane, në përpjekje për një kujdes më të madh nga spitali pediatrik i Vatikanit.

Por gjykatat britanike nuk e kanë lejuar transferimin, pasi sipas ligjeve fëmija duhet të merrte kujdesin mjekësor në spitalin ku ishte shtruar.

Mjekët anglezë theksonin se nuk është në të mirën e djalit që të lëviztë në një vend tjetër pasi atij po i bëhen të gjitha kurat.

Prej gjashtë muajsh Alfi i vogël jetoi me një aparat respirator, por prej 4 ditësh mjekët ja hoqën atë edhe pas kërkesave të prindërve dhe publikut që mbështeti betejën e tyre.

Vogëlushi jetoi për 4 ditë pa aparat, por më në fund ndërroi jetë. Alfi i vogël lindi më 9 maj 2016 dhe për pak ditë do të mbushte tre vjeç… /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi