Ndërron jetë fizikani i famshëm Stephen Hawking

 

Fizikani i njohur Stephen Hawking ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Sipas familjarëve të tij, ai ka dhënë shpirt në shtëpinë e tij në Kembrixh, në orët e para të së mërkurës.

Shkencëtari britanik është i famshëm për punën e tij mbi vrimat e zeza dhe relativitetin. Gjithashtu, ka shkruar edhe shumë libra shkencorë.

Në moshën 22-vjeçare, Hawking mendohej se nuk i mbetej shumë për të jetuar, pasi u diagnostikua me një çrregullim të rrallë neuronesh që i humbi lëvizjen e gjymtyrëve.

Sëmundja bëri që të qëndronte në karrige me rrota dhe të fliste vetëm me anë të një aparati.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi