Ndërrohet mbulesa e Qabesë!

Sot, në ditën e Arafatit kur rreth 2 milionë haxhinjë shkojnë në Arafat, pas namazit të sabahut është ndërruar mbulesa e Qabesë.

Për mbulesën e cila prodhohet në një fabrikë në Mekë, përdoren rreth 700 kilogram mëndafsh të pastër dhe 120 kilogram fije të arit dhe argjendit.

Ajo përbëhet nga katër pjesë dhe është e gjatë 47 metra, ndërsa mbi të gjenden ajete dhe lutje të përpunuara me ar dhe argjend./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi