Ndërpritet seanca, nuk votohet mocioni i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj pas debatit 3 orësh të interpelancës kërkoi votimin e mocionit për shkarkimin e zv/kryeministrit Dardan Gashi.

Mirëpo nuk votuan të gjithë deputetët. Votimi për mocionin e LDK-së do të bëhet pas pauzës, seanca do të vazhdoj në orën 15.

Një ndër pikat që duhej të diskutoheshin dje ishte edhe interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj, e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me gjuajtjen me armë nga zv. kryeministri njëherësh edhe ministri i Diasporës dhe Investimve Strategjike, Dardan Gashi.

Mirëpo kjo pikë u vendos që të shtyhej për sot për shkak se gjatë kohës kur do të duhej të ishte në Kuvend, kryeministri ishte në vizitë punë në komunën e Gjilanit.

Gjatë interpelancës së sotme, kryeministri Haradinaj tha se nuk e arsyeton veprimin e Gashit. Ai tha se kjo interpelancë do të duhej të shërbente si leksion për t`u mos u përsëritu situatat e tilla./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi