Ndërpriten punimet për ujësjellësin, 6 fshatra mbeten pa ujë në Bulqizë

Ndërprerja e punimeve për ujësjellësin e ri ka lënë pa ujë 6 fshatra të njësisë administrative Gjoricë në Bulqizë.

Projekti i ndërtimit të këtij ujësjellësi ka nisur që në vitin 2015, me një financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Punimet nuk vazhduan më që pas përfundimit të fazës së parë që kishte të bënte me shtrirjen e tubacionit kryesor.

Faza e dyte ajo pas së cilës uji duhet të shkonte në çezma, pra shtrirja e rrjetit shpërndarës të tubacioneve të këtyre 6 fshatrave nuk është financuar ende, edhe pse kanë kaluar 4 vjet.

Burime nga Bashkia Bulqizë bëjnë me dije se fondi të cilin po e presin është 185 milionë lekë. Banorët jo vetëm që nuk kanë ujë në çezma, por vuajnë edhe pasojat e dëmtimit të rrugës nga faza e parë e punimeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi