Ndarja nga jeta e regjisorit, Rama mesazh ngushëllimi: S’kam fjalë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për familjarët, miqtë, shokët dhe kolegët e regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili u nda sot nga jeta në një spital në Romë të Italisë.

Shefi i qeverisë thotë se iu deshën minuta të tëra për të besuar lajmin e trishtë, të ndarjes nga jeta të njërit prej figurave të spikatuara siç ishte regjisori i talentuar, Gjergj Xhuvani.

Mesazhi i Ramës:

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit?  Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…  Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri? S’kam fjalë…” –  shkruan Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi