Ndahen çmimet spanjolle të filmit në shenjë të luftës për barazinë gjinore

Çmimet më prestigjioze nacionale të filmit Goya mbrëmë janë ndarë në një ceremoni në Madrid, ndërsa filmat “Handia“ dhe “Libreria“ fituan më së shumti çmime.

Mbrëmë është mbajtur ndarja e 32-të e çmimeve Goya, ndërsa në qilimin e kuq kanë ecur emrat e njohur të industrisë filmike, në mesin e të cilëve ishin Penelope Cruz, Javier Bardem, Emily Mortimer dhe Bill Nighy.

Ceremonia kaloi edhe duke u dënuar skandalet seksuale në industrinë e filmit, si dhe pozitën e pabarabartë të gruas në këtë sektor.

Çmimi i nderit Goya i është ndarë aktores së famshme spanjolle Maris Paredes (72). Gjithsej, dhjetë çmime u ndanë filmit “Handia”, që flet për jetën e Miguel Joaquin Eleizegui Arteage. Skenari, muzika, efektet speciale dhe montimi janë disa nga segmentet fitues të filmit.

Filmi “Libreria”, krijuar sipas romanit me të njëjtin emër, Penelope Fitzgerald, fitoi Çmimin më të Mirë të Filmit dhe Regjisë. Regjia e filmit është nënshkruar nga Isabel Coixet.

Javier Gutierrez fitoi çmimin për rolin më të mirë për meshkuj për filmin “El autor”, ndërsa çmimin për rolin më të mirë për femra e fitoi Nathalie Poza për filmin “No se decir adios”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi