Ndahen çmimet Globi i Artë, Bohemian Rhapsody surpriza e mbrëmjes

Në një natë në të cilën munguan komentet politike, edicioni i 76-të i ndarjes së çmimeve të Globit të Artë, foli për Bohemian Rhapsody të grupit muzikor Queen, i cili çoi në shtëpi Globin për dramën më të mirë, ndërsa aktori i cili portretizoi njeriun e parë të grupit, fitoi çmimin e aktorit më të mirë.

Portretizimi i këngëtarit të grupit Queen, Freddie Mercury nga Rami Malek, u vlerësua në superlativ për pasqyrimin autentik të jetës së burrit, zëri i zhurmshëm i të cilit dhe paraqitja në skenën muzikore, vazhdon të përcaktojë epokën muzikore.

“Faleminderit Freddie Mercury që më bëre të përjetoj gëzimin e jetës”, tha Malek gjatë pranimit të Globit të Artë, i pari në karrierën e tij. “Kjo është për ty dhe nga shkaku yt”, shtoi ai.

I adhuruar nga fansat që nuk është rast edhe me kritikët, Bohemian Rhapsody bëri një surprizë të vërtetë mëngjesin e sotëm duke mundur kështu favoritin A Star Is Born, ndërsa komedia Green Book fitoi çmimin në kategorinë për komedi ose mjuzikëll më të mirë.

Mahershala Ali, i cili luajti rolin e pianistit të mirënjohur Don Shirley, morri çmimin e Globit të Artë për aktorin më të mirë dytësor.

Për çudi, Hollywoodi, që nuk është karakteristikë e tij, qëndroi larg komenteve politike, heshtje të cilën e theu pak aktori Christian Bale i cili bëri disa komente të shkurta mbi ish -nënpresidentin amerikan, Dick Cheney, por vetëm pas marrjes së çmimit të aktorit më të mirë në kategorinë komedi-mjuzikëll, ku portretizoi njeriun i cili vlen për nënpresidentin më të fuqishëm që ndonjëherë ka pasur Shtëpia e Bardhë.

“Falënderoj Satanin që më dha inspirim se si ta luaj këtë rol”, tha Bale pas marrjes së çmimit për rolin e tij në filmin e satirës politike.

Glenn Close mori çmimin e aktores më të mirë në kategorinë dramë, për portretizimin e bashkëshortes së fituesit të çmimit Nobel.

Për sa i përket anës televizive të mbrëmjes së Globit të Artë, dominuan Netflix dhe FX, kryesisht për filmat Atentati i Gianni Versace dhe Kominsky Method.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi