NBA, tjetër humbje per Lakers e James

Epoka LeBron James te Los Angeles Lakers ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra kaliforniane pësoi humbjen e dytë radhazi këtë radhë ajo u mposht nga Houston Rockets me skuadrën teksane që e mbylli sfidën me rezultatin 124-115.

James Harden shkëlqeu në parket me 36 pikë, por nuk mbeti prapa as Chris Paul që e mbylli sfidën me 28 pikë e 10 assist. Te Lakers, spikat i zakonshmi James që shënoi 24 pikë, por që edhe këtë radhë nuk e ndihmuan dot skuadrën e tij për të gjetur fitoren e parë sezonale.

Nuk bëri paraqitje të mirë as San Antonio Spurs. Skuadra teksane u mposht nga Portland Trailblazers me rezultatin 121-108. Për San Antonion dhe Gregg Popovich, e vetmja notë pozitive në parket ishte paraqitja e DeRozan që shënoi 28 pikë në këtë ndeshje. Në krahun tjetër, për Portland u dalluan Lillard dhe McCollum me 29 dhe 26 pikë të realizuara respektivisht.

Dallas regjistron një fitore surprizë në kampionatin e NBA. Skuadra e Mavericks mundi Minnesota Timberwolves me rezultatin 140-136. Talenti Doncic që këtë vit debuton në NBA pas transferimit të tij nga Reali i Madridit, ishte ai që spikati më shumë në parket duke e mbyllur këtë sfidë me 26 pikë të shënuara, ndërkohë që edhe Jordan u paraqit mjaft mirë me 20 pikë personale. Për Minnesotën Towns me 32 pikë dhe Rose me 28 nuk mjaftuan për të evituar humbjen./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi