“NATO mbështet transparencën e Turqisë mbi operacionin në Siri”

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO përshëndet “transparencën” e Turqisë në operacionin e saj kundër-terrorist “Dega e Ullirit”, i cili zhvillohet në Afrin të Sirisë.

“Ministri Çavuşoğlu më tregoi për operacionin ‘Dega e Ullirit’ dhe unë jam mirënjohës për transparencën e vazhdueshme të Turqisë mbi këtë”, tha Stoltenberg në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Shefi i Aleancës së NATO-s tha se Turqia “me të vërtetë” bëri shumë për aleancën, pavarësisht përballjes me sfidat “serioze” të sigurisë. “Asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka pësuar aq shumë sulme terroriste sa Turqia. Dhe, ju jeni aleati më i ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë në këtë rajon”, tha Stoltenberg.

Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar grupet terroriste YPG/PKK dhe të DEASH-it nga Afrini mes kërcënimeve në rritje nga rajoni.

Ndërkaq, ministri Çavuşoğlu tha se ai dhe Stoltenberg diskutuan për çështjet rajonale, duke përfshirë Sirinë, Libinë, Irakun dhe një takim të NATO-s të planifikuar për në muajin korrik në Bruksel.

Shefi i diplomacisë turke tha se Stoltenberg kishte vizituar Turqinë shtatë herë, duke shtuar se, “Kjo është një shenjë e rëndësisë së vendosur ndaj Turqisë si një aleat”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi