Nations League, Portugalia fiton në Poloni edhe pa Ronaldon

Ylli i Serie A, Piatek gjeti menjëherë golin edhe me kombëtaren e Polonisë, por në fund ishte Portugalia, ajo e cila triumfoi në transfertë 2-3 në ndeshjen e vlefshme për Nation League.

I pari që realizoi në këtë ndeshje ishte pikërisht Piatek, por pjesa e parë u mbyll 1-2 për Portugalinë, e cila edhe pa Ronaldon u tregua një skuadër mjaft e fortë për kundërshtarin.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat realizuan edhe nga një gol tjetër, duke e mbyllur ndeshjen 2-3. Për Portugalinë, autor i dy golave ishte Bernardo Silva, ndërsa një ishte autogol./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi