Napoli dorëzohet për titullin, Lazio “ngec” ndaj Atalantës

Napoli bëri vetëvrasjen finale në betejën për titull pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Torinon, duke i hapur rrugë përfundimisht triumfit të Juventusit.

Tashmë bardhezinjtë kanë 6 pikë diferencë dhe ju mjafton vetëm një pikë në dy takimet e ardhshme, për t’u shpallur kampionë për herë të 7 radhazi në Itali.

Skuadra e Sarrit kaloi dy herër në avantazh në ‘San Paolo’, fillimisht me Mertens dhe më pas me Hamsik, por Torino u përgjigj në të dy rastet me Basellin dhe De Silvestrin, duke i hequr fitoren napolitanëve.

Lazio ngeci në shtëpi ndaj Atalantës, duke rihapur tërësisht garën për një vend në Champions, pasi Inter është afruar me vetëm dy pikë dhe ndeshja e fundit më datë 20 Maj mes të dyjave pritet të jetë spektakolare.

Bardhekaltrit e panë veten në disavantazh që në minutën e 5-të, por barazuan në minutën e 24-t me Caicedon. Lajmi më i keq për skuadrën e Simone Inzaghit është dëmtimi i Luis Albertos, që mund t’i shtohet Immobiles në listën e mungesave në dy takimet e ardhshme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi