“Nafta e papërpunuar do të ketë mesatare prej 61 dollarë për fuçi këtë vit”

Marka ndërkombëytare e naftës së papërpunuar Brent, gjatë vitit 2019 do të ketë një mesatare prej 61 dollarë për fuçi dhe 65 dollarë për fuçi gjatë vitit 2020, treguan të dhënat e Administratës Amerikane për Infomacion mbi Energjinë (EIA) të publikuara në buletinin energjetik të janarit.

Çmimi i përcaktuar nga EIA është një rritje e vogël nga çmimi në fund të vitit 2018, megjithatë, është më i ulët nga mesatarja prej 71 dollarë sa ishte në vitin 2018.

Ndonëse EIA parashikon që çmimet e naftës të mbeten më të ulëta se gjatë pjesës më të madhe të vitit 2018, parashikimi flet për rritje të çmimit nga ai i dhjetorit të vitit 2018, në mënyrë që të kënaqet kërkesa në rritje.

Administrata pret që çmimet e naftës së papërpunuar të vazhdojnë të rriten në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, nga shkaku i rritjes së kërkesës së rafinerive për naftë të papërpunuar të ëmbël (që përmban sasi të vogla të sulfidit të hidrogjenit dhe dioksidit të karbonit), që është rezultat i rregulloreve të Organizatës Ndërkombëtare Detare, me të cilën kufizohet prania e squfurit në karburantet të përdorura nga anijet që lundrojnë në oqean.

Në buletinin në të cilin është publikuar parashikimi për vitin 2019, thuhet se rritja globale e prodhimit të naftës do të kryesohet nga vendet jo-OPEC, ndërsa gjatë vitit 2020, Administrata thotë se rritja e prodhimit do të jetë me 1,7 milion fuçi në ditë të cilën do ta diktojë rritja në SHBA, Kanada, Brazil, dhe Rusia.

EIA parashikon që kërkesa globale e naftës të rritet me 1,5 milion fuçi ne ditë në vitin 2019 dhe në vitin 2020, me Kinën si kontribuesi kryesor në të dy vitet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi