Nafta e nis javën me rritje

 

 

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit mes OPEC-ut dhe prodhuesve amerikanë të naftës së papërpunuar.

Rritja e naftës Bruto u mbështet nga deklaratat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë të hënën duke përshkruar se si kërkesa globale e naftës pritej të rritet gjatë pesë viteve të ardhshme, ndërsa prodhimi bruto nga vendet e OPEC-ut do të rritet me një ritëm shumë më të ngadalshëm. Komentet janë bërë në konferencën e industrisë CERAWeek, e cila vazhdon sot.

Prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA aktualisht është rreth 10.2 milionë fuçi në ditë dhe parashikohet të arrijë në 11 milionë deri në fund të vitit.

Aktualisht çmimi për një barel naftë të papërpunuar kushton 62.71 dollarë, ndërsa nafta Brent kushton 65.63 dollarë. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi