Myftiu i Filatit i cili ra dëshmorë për Çamërinë!

Myftiu i Filatit i cili ra dëshmorë për Çamërinë!

Nga: Abdullah Klinaku

Fati i rënd i popullit tonë, i ndarë në 5 shtete të Ballkanit përmes padrejtësive të mëdha i përcolli edhe klerikët e shqiptarisë.

Një burrë i madh dhe një intelektual i madh fetar, i lindur në vilajetin shqiptar e i vrarë në tokën e pushtuar greke ishte organizatori dhe luftëtari i kauzës kombëtare në tokën çame.

Ai tërë jetën e tij me të gjitha forcat iu përkushtua çështjes kombëtare dhe fetare, për mbrojtjen e etnitetit kombëtar, gjuhës, fesë e zakoneve shqiptare në Çamëri, në luftë të pandërprerë me shovinizmin grek dhe për atë shkak u flijua për Çamërinë, për kombin e tij dhe për Shqipërinë.

Ky atdhetar i madh ishte myfti i dashur dhe i respektuar për popullin shqiptar dhe si tillë të gjithë autoritetin e tij e vuri në dispozicion të organizimit për rezistencë dhe për të nxjerr në pah të vërtetën e krimeve greke mbi popullsinë shqiptare e myslimane.

Lëvizja e madhe kombëtare e popullore e myftiut ngjalli agresion dhe terror të grekëve mbi popullsinë shqiptare. Mbi 1000 shqiptarë çamë u arrestuan dhe u burgosën në xhamitë e Janinës të cilat ishin kthyer të gjitha në burgje, mes tyre gra e fëmijë. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe myftiu.

Ai punoi dhe luftoi, ditë e natë, në kushte shumë të rënda për 27 vjet, nga viti 1913 deri në vitin 1940.

“Kjo tokë ku do të derdhet gjaku im është shqiptare dhe njerëzit e saj do ti falen Zotit e do të thonë gjithmonë, Rroftë Shqipëria”, ishin fjalët e fundit të myftiut të Filatit, rahmeti qoftë mbi Mehmet Zeqirjaj.

5 nga 29 personalite shqiptare islame.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi