Mustafa reagon për shkarkimin e ambasadores Alma Lama

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për largimin e Alma Lamës nga pozita e ambasadores së Kosovës në Itali.

Mustafa, ndër të tjera ka shkruar se ky veprim i presidentit Thaçi është një shembull i keq dhe praktikë e dëmshme në jetën institucionale.

Siapas tij,  institucionet përkatëse është dashur të japin arsyet veprit në rastin e Lamës.

“As Presidenti dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë dhënë arsyet për një veprim të tillë dhe nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj. Por do të ishte institucionale dhe njerëzore që mos të luhet me fatin e njerëzve, të fëmijëve dhe familjeve të tyre”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai tutje ka shtuar se institucionet përgjegjëse është dashur të japin arsyet e tyre për një veprim të tillë.

Ky është postimi i Isa Mustafës në Facebook:

Largimi i zonjës Alma Lama nga pozita e ambasadores në Itali, me kërkesë të Presidentit, është një shembull i keq dhe praktikë e dëmshme në jetën institucionale.

As Presidenti dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë dhënë arsyet për një veprim të tillë dhe nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj. Por do të ishte institucionale dhe njerëzore që mos të luhet me fatin e njerëzve, të fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Sa kam qenë unë Kryeministër nuk kam lejuar të ndërrohen njerëzit mbi baza politike e klienteliste ,në mënyrë të tillë, pa marrë parasysh se nga e cila parti kanë qenë. Unë jam i bindur se zonja Lama në Romë ka përfaqësuar me dinjitet shtetin e Kosovës, e jo partitë politike. Por, po ashtu, se nuk u ka shërbyer individëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi