Mustafa për koalicionin PAN: Po t’ua lëmë këtyre të qeverisin vendin këta do e shkatërrojnë Kosovën!

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është deklaruar se interes i LDK-së, është të qeverisë me vendin e jo të mbetet në opozitë. Ai ka kërkuar nga anëtarët e partisë se tij që të jenë të bashkuar më shumë se kurrë për siç tha ai, shpëtimin e Kosovës nga qeverisja aktuale që po e shkatërron vendin.

“LDK është parti që synon të qeverisë me vendin. Nuk  kisha dashtë që LDK te jetë parti që synon opozitën, por parti që synon ta qeverisë këtë vend. Po t’ua lëmë këtyre të qeverisin me vendin këta do e shkatërrojnë Kosovën. Uniteti ynë është shumë më i madh sesa t’ua bëjmë argatin atyre që nuk e duan LDK-në’, tha Mustafa në shënimin e përvjetorit të Forumit të Gruas dhe Rinisë së LDK,  ndërsa e konfirmoi se LDK-ja, ketë muaj do hyjë në procesin e saj zgjedhor për çka tha se do jetë proces i hapur zgjedhor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi