Mustafa: Nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga Qeveria, Kurti të vendosë nëse do të punoj me ta apo jo…

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ai nuk do t’i tërheqë ministrat e zëvendësministrat e partisë së tij nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Ai tha se megjithëse koalicioni ka rënë mbrëmë, i mbetet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të vendosë nëse do të punoj me ata në kohën e pandemisë.

Këtë Mustafa e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se derisa të zgjidhet qeveria tjetër, i mbetet Kurtit të vendos se si të veproj, të punoj me minsitrat apo t’i liroj, siç bëri me zëvendëskryeministrin Hoti.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkruan Mustafa.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Pse duhet të konsumoni vezë për mëngjes?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë treguar se konsumimi i vezëve në mëngjes ju bën të ndjeheni të mbushur, zvogëlon konsumimin...

Delegacioni ushtarak kroat viziton Maqedoninë e Veriut

Delegacion i lartë ushtarak i Forcave të Armatosura të Kroacisë, i kryesuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mirko Shundov, po qëndron në vizitë...

SHBA tejkalon Kinën dhe Italinë me numër të rasteve me COVID-19

Me gjithsej 82.179 të infektuar, SHBA ka tejkaluar Kinën dhe Italinë për t'u bërë vendi me më së shumti raste të konfirmuara me koronavirusin...

Së fundi

Xhaçka dhe Yuri Kim vizitë në Bazën Detare të Pashalimani

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në Facebook ka shpërndarë disa foto nga vizita e saj së bashku me ambasadoren...

Amerika Latine do të ketë 230 milionë të varfër deri në fund të vitit 2020

Raporti thotë se me rënien drastike të turizmit, tkurrja e madhe ekonomike dhe ulja e remitancave për shkak të pandemisë do të lërë 45...

Isa Mustafa rezulton pozitiv me COVID-19

Isa Mustafa ka njoftuar se është testuar pozitiv me koronavirus. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se është testuar pozitiv për COVID-19. Ai ka konfirmuar...