Mustafa flet për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, ja çfarë kërkon nga Serbia!

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova e meriton të jetë anëtare e Interpolit, dhe se do të jetë vlerë e shtuar e kësaj organizate ndërkombëtare.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka renditur arsyet se pse Kosova e meriton anëtarësimin në Interpol, duke e vënë në theks Policinë e Kosovës si të përgatitur mirë e të disiplinuar.

Për më tepër Mustafa, ka shkruar anëtarësim i Kosovës në Interpol do ti kontribuojë sigurisë në rajon, dhe do të ishte normale që edhe Serbia ta mbështetë këtë anëtarësim.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook

Kosova e meriton të bëhet anëtare e Interpolit. Policia e Kosovës është e përgatitur mirë, e trajnuar dhe e disiplinuar dhe si e tillë do të jetë vlerë e shtuar e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë, e cila ndjek dhe lufton krimin anekënd botës. Këtu qëndron edhe arsyeja pse vendet më demokratike janë në përkrahje të Kosovës, sepse ato kanë investuar shumë për paqe dhe siguri, dhe kanë nevojë për aleatë që luftojnë krimin dhe ndjekin kriminelët e të gjitha përmasave. Vendi ynë, jo vetëm se ka nevojë por e ka edhe për detyrë ti kontribuojë kësaj sigurie. Do të ishte normale që edhe Serbia të përkrah shtetin fqinj, Republikën e Kosovës. IM/Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi