Musk akuzon një punonjës për sabotazh

Elon Musk, drejtuesi ekzekutiv i prodhuesit të motërëve elektrikë Tesla, ka akuzuar një punonjës për “sabotazh të madh” ndaj firmës.

Sipas një lajmi në BBC, Musk përmes një e-maili dërguar personelit, ka thënë se një punonjës të cilit nuk ia ka përmendur emrin ka bërë ndryshime kodifikuese në sistemin operativ të prodhimit dhe u ka dërguar të dhëna të ndjeshme palëve të treta.

Musk theksoi se motivi që e ka shtyrë të kryejë veprën është mosngritja në detyrë të cilën e ka dëshiruar dhe se gjërat që ka pranuar punonjësi në fjalë janë “mjaft të këqija”.

Musk ka thënë se në lidhje me rastin do të niset hetim.

“Siç e dini, ka një listë të gjatë organizatash që duan që Tesla të zhduket”, ka shtuar Elon Musk në e-mailin e dërguar personelit.

Ndërkaq, në një e-mail tjetër dërguar personelit, Musk ka thënë se në fabrikën e Teslas të dielën ka shpërthyer një zjarr i vogël i cili nuk ka shkaktuar dëme të mëdha dhe është vënë nën kontroll me shpejtësi.

Javën e kaluar, Musk tha se nëntë për qind e fuqisë punëtore të Teslas do të reduktohet si pjesë e një ristrukturimi të firmës, e cila nuk ka shpallur fitim vjetor që kur u krijua gati 15 vite më parë.

Tesla më herët ka njoftuar një humbje prej 710 milionë dollarësh në tremujorin e parë të vitit 2018.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi