Muri Kinez çdo ditë vizitohet nga mijëra turistë

Turistët nga çdo cep i botës për çdo ditë vizitojnë Murin Kinez, një nga atraksionet më të njohura turistike në botë.

Njërën pjesë të tij, që gjendet rreth 80 kilometra nga Pekini, çdo ditë e vizitojnë mijëra turistë.

Muri Kinez përfaqëson një sërë mure të vogla me fortifikime të ndërtuara prej guri, tulla, dru, dhe materiale të ndryshme. Më shumë se njëzet dinasti morën pjesë në ndërtimin e tij, i cili filloi në shekullin e 3-të para erës së re.

Muri është rreth 8.850 kilometra i gjatë dhe shtrihet nga veriu në perëndim. Dinastia Kin ishte e para që filloi ndërtimin e murit për të mbrojtur veten kundër sulmit të fiseve nomade mongole.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi