Murati: Idealja e finales së dialogut do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia

Këtyre ditëve janë ngritur zërat se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel do të finalizohet brenda këtij viti ndërsa deklaratat e liderëve të dy vendeve priren në faktin se të dyja vendet do të kenë vështirë përmbylljen e këtij dialogu me që rast mund të bëhen edhe kompromise të “dhimbshëm”.

Flitet se me përfundimin e dialogut, Serbia duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, por në këtë finalizim nuk dihet se çka do të “sakrifikoj” Kosova.

Kosova në këtë finale të dialogut, mbase edhe mund të kushtëzohet për kompromisin e radhës që ka të bëjë me përmbushjen e marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por mbetet të shihet nëse ky kompromis do të jetë për një Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Nuk diskutohet fare se në takimet e ardhshme në Bruksel, Kosovë-Serbi, se njëra ndër çështjet e diskutuara do të jetë formimi i ASK-së dhe arritja e marrëveshjes për statutin e Asociacionit, do të jetë apo jo sipas kërkesave të Serbisë që ai të ketë kompetenca ekzekutive.

Sa i përket finalës së dialogut Koosvë-Serbi si dhe kompromiseve të mundshme për një përfundim pozitiv të dyanëshem flet analisti politik, Artan Murati i cili thotë se është e qartë se dialogu do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse por se çfarë do të përmbaj kjo nuk dihet ende.

“Është e qartë se dialogu do të përfundoj me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por se çka do të përmbaj marrëveshja ende askush nuk ka dalë të deklaroj konkretisht dhe të sqaroj se cilat do të jenë pikat e asaj marrëveshje”, tha Murati për të shtuar më pas se ka pasur deklarime se në Bruksel mund të arrihet marrëveshje edhe për shkëmbim territoresh, por kjo tendencë thotë ai është mjaftë e rrezikshme.

“Ka pasur tendenca që do të ketë njohje reciproke dhe kanë shkuar idetë deri të shkëmbimet territoriale, gjë e cila nuk është e duhur dhe nuk do duhej në asnjë mënyrë të diskutohet për shkëmbime territoriale, pasi që kjo është një ide e rrezikshme e cila do të shkaktonte telashe të mëdha në rajon duke marrë parasysh edhe se si Ballkani funksionon përgjithësi dhe mënyra se si janë krijuar shtetet në Ish-Jugosllavi”, ka thënë Murati.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi do të duhej të fokusohej në arritjen e një marrëveshje e cila ka të bëjë me përmirësimin e qytetarëve të të dyja vendeve sikur edhe rrugëtimi drejt integrimeve euroatlantike.

Murati për Kosova Post ka theksuar se idealja e kësaj marrëveshje do të ishte edhe arritja e një marrëveshje për njohjen reciproke mes dy shteteve.

“Pala kosovare dhe ajo serbe duhet të fokusohen që të gjejnë një marrëveshje ku do të përmirësonin jetën e qytetarëve dhe që të dyja shtetet do të mund të ecnin përpara në integrimet euroatlantike dhe normalisht idealja do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshje ku do të arrihej njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Murati.

I pyetur nëse krijimi  i Asociacionit me kompetenca ekzekutive do të ishte kompromis i dhimbshëm në dialogun me Serbinë, Murati tha se Asocacioni është obligim nga marrëveshja e prillit të vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se kjo marrëveshje duhet të përmbushet, por vetëm mbi bazën kushtetuese të Kosovës.

“Sa i përket çështjes së dialogut Republika e Kosovës vetëm se e ka ratifkuar marrëveshjen e cila e obligon ta themeloj asociacionin e komunave me shumicë serbe. Marrëveshja për asociacioni ka qenë njëra ndër pikat kryesore të marrëveshjes të parë në prill të vitit 2013, ku Kuvendi i Kosovës veç e ka ratifkuar atë marrëveshje dhe tani Kosova është para një obligimi ndërkombëtar për ta formuar Asociacionin”, theksoi Murati.

Për me tepër Murati, ka kujtuar kështu kërkesen e BE-së që brenda tre-katër muajsh të hartohet statusi i Asociacionit, ndërsa thekson se në këtë hartim institucionet e Kosovës duhet ta kenë parasysh qëndrimin e Gjykatës Kushtetuesese statusi i Asociacionit nuk duhej të bie ndeshë me Kushtetutën e Kosovës.

“Kemi parë qëndrimin nga BE që dha afat kohor prej katër muajsh që të shkruhet statusi i këtij Asociacionit dhe konsideroj që kjo pritet të ndodhë. Duhet të kemi parasysh qëndrimin e Gjykatës kushtetuese rreth parimeve të cilat kanë ra ndeshë me frymën e kushtetutës së Republikës së Kosovës. Të mos lejojmë në asnjë mënyrë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të ndikoj negativisht apo të shkel kushtetutën e Republikës së Kosovës”, është shprehur Murati./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi