Mungon Neymar? Asnjë problem, PSG fiton 0-3 ndaj Amiens

Mungesa e një emri të madh si Neymar Junior nuk ndihet aspak te PSG në përballjet e kampionatit francez.

Pa “yllin” brazilian në fushë, parizienët fituan lehtësisht 0-3 në fushën e Amiens, duke arritur në kuotën e 50 pikëve në 18 javë kampionat. Nëse do të ruajë mesataren e deritanishme të pikëve për ndeshje, skuadra që drejtohet nga Thomas Thuchel do ta mbyllë kampionatin me më shumë se 100 pikë.

Vendësit arritën t’u rezistonin mirë kampionëve në fuqi të Francës në pjesën e parë, por “u zbërthyen” sapo pësuan golin e parë në minutën e 57-të nga Cavani me 11-metërsh. Ndëshkimi i Adenon me kartonin e dytë të verdhë e ktheu në stërvitore pjesën e mbetur të ndeshjes për kryeqytetasit, të cilët shënuan edhe dy gola të tjerë me autore Mbappe dhe Marquinhos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi