Mungesa e barnave esenciale, sfidë për qytetarët me asistencë sociale

 

Nëpër klinika, pacientët po përballen me mungesë elementare të barnave. Kjo po u shkakton vështirësi të pakapërcyeshme veçanërisht qytetarëve që jetojnë në asistencë sociale, të cilët thonë se me ilaçet e shtrenjta po bëhet i papërballueshëm trajtimi i pacientëve.

Autoritetet shëndetësore thonë se po bëjnë përpjekje për pasurimin e listës esenciale të barnave.

Rrahman Sinani, nga fshati Sllatinë i Podujevës, tash e 10 ditë e ka të hospitalizuar bashkëshorten në QKUK,

Ai thotë se të gjitha barnat i blen edhe pse jeton me asistencë sociale dhe me ndihmën e njerëzve vullnetmirë.

Edhe Ismet Hasani thotë se është i detyruar t’i blejë të gjitha barnat për djalin e sëmurë, madje edhe shiringat.

Ushtruesi i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik, Basri Sejdiu, thotë se së bashku me ministrin e Shëndetësisë po bëjnë përpjeke që furnizimi me barna të përmirësohet.

Ndërsa drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, thotë se krahasuar me 3 muajt e parë, ka një përmirësim në furnizimin me barna dhe me material shpenzues ,raporton televizioni publik.Gatishmëria e institucioneve shëndetësore për furnizimin me barna, megjithatë nuk është në nivel, andaj brenga e të sëmurëve dhe familjarëve mbetet e pranishme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi