Mund ta quani punë të mbyllur, Interi gjen akordin me Totenhemin! Ja kur do zhvillojë Eriksen vizitat mjekësore

Tashmë është vërtet punë e kryer! Interi ka mbyllur marrëveshjen me Totenhemin për Eriksenin. Danezi pritet të vijë në Itali në fillim të javës tjetër për të kryer vizitat mjekësore, por nuk përjashtohet fakti që të vijë edhe më shpejt në Milano për të ndjekur takimin mes Interit dhe Kajliarit në “San Siro” të dielën në mesditë.

Pasi kanë sheshuar detajet e fundit, sot dy klubet kanë ratifikuar çdo gjë: “Spursave” u shkojnë 20 milionë euro, te ndara në pjesë fikse (18 milionë euro) dhe bonuse lehtësisht të arritshme (2 milionë euro).

Totenhemi të dielën do të luajë në FA Cup kundër Sauthemptonit dhe nuk pritet që Murinjo ta përfshijë në skuadër mesfushorin danez pasi javën e ardhshme ai do të jetë një lojtar i Interit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi