Muharremaj: Presim vendimin nga Kuvendi i Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dorëzuar në Parlamentin e Kosovës peticionin me 11 mijë nënshkrime të qytetarëve ku përmes së cilit kërkohët shfuqizimi i Ligjit për Lojëat e Fatit.

Muharremaj, pas takimit që ka mbajtur me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, Muharremaj tha se takimi i sotëm ka qenë tejet efektiv dhe presim  që ky peticion të merret parasysh. Sipas tij Komuna e Suharekës e ka bërë punën e saj dhe tani mbetët që Kuvendi ta merr vendimin.

“Nuk është çështje e imja. Jam kryetar i komunës dhe nuk jam pjesë e Qeverisë. Ne kemi dorëzuar kërkesën e qytetarëve që kanë kërkuar që ky ligj të shfuqizohet në Kuvendin e Kosovës. Ne e kemi dorëzuar sot zyrtarisht, kështu që obligimin tim si qytetar, kryetar dhe si Asamble Komunale e kemi përfunduar sot derisa presim që vendimin ta marrë organi më i larë i shtetit – Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Muharremaj, derisa ka shtuar se ky peticion është meritë e qytetarëve të Komunës së Suharekës.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës para pak ditësh është votuar rezoluta e cila i kërkon Qeverisë t’i pezullojë aktivitetet e të gjitha lojërave të fatit./KosovaPost.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi