“Muajin e kaluar në Siri kanë humbur jetën rreth 1.000 civilë”

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se rreth 1.000 civilë kanë humbur jetën në muajin nëntor në Siri.

SNHR në një raport të publikuar ka theksuar se në konfliktet e zhvilluara mes regjimit të Asadit, opozitarëve ushtarakë, organizatave terroriste DEASH dhe PYD/PKK si dhe koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it kanë humbur jetën të paktën 996 civilë, nga të cilët 209 prej tyre fëmijë dhe 59 janë gra.

Në raport vihet në dukje se në sulmet e ndërmarra nga regjimi i Asadit kundër civilëve kanë humbur jetën 503 civilë, nga të cilët 74 prej tyre fëmijë, ndërsa në sulmet ajrore të Rusisë kanë humbur jetën të paktën 279 civilë, nga të cilët 95 fëmijë dhe 44 janë gra.

Në sulmet e organizatës terroriste PYD/PKK e mbështetur nga SHBA-të kanë humbur jetën 15 civilë, në sulmet e organizatës terroriste DEASH të paktën 114 civilë, nga të cilët 16 fëmijë dhe 10 gra.

Ndërkohë në raport theksohet se në sulmet e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve kanë humbur jetën 6 civilë dhe në sulmet e opozitarëve ushtarakë 5 civilë.

Nga ana tjetër, numri i njerëzve që nuk janë identifikuar se nga cilët persona apo grupe janë vrarë muajin e kaluar në vend ka qenë gjithsej 74, nga të cilët 24 fëmijë, dhe 5 prej tyre gra./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi