Mrojtësi i Manchester Cityt operon gjurin, sa kohë do të mbetet jashtë fushës?

Manchester City ka deklaruar se operacionit në gju që iu nënshtrua Aymeric Laporte doli me sukses.

Qendërmbrojtësi u dëmtua në ndeshjen e së shtunës kundër Brighton pas një përplasje me Adam Webster.

Një dëmtim që do ta mbajë larg kombëtares Franceze në ndeshjet kualifikuese.

Tashmë Pep Guardiola do të ketë në dispozicion vetëm Nicolas Otamendin si qendërmbrojtës të mirëfilltë ndërsa vendin e Laporte do e mbushi nga stoli. Mbrojtësi tjetër John Stones është i dëmtuar gjithashtu.

Por tekniku spanjoll ka menduar një zgjidhje.

“Fernandinho është një mesfushor dhe të gjithë e dinë këtë. Por ai ka potencialin të luajë dhe në qendër të mbrojtjes. Ai mund të përshtatet shumë shpejt dhe do të mbushë boshllëkun e krijuar. Është i shpejtë, inteligjent, i fortë dhe mund të luajë në të dy pozicionet” – deklaron Guardiola.

Dy ndeshjet e rradhës, Manchester City do t’i luajë në transfertë kundër Norwich dhe Shaktar Donetsk, dhe me mungesa të shumta do të jetë e vështirë për Citizens.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi