MPJ përgënjeshtron lajmin për zgjerimin e ekipit negociues të Maqedonisë

Lajmi i përcjellur në disa media në lidhje me pjesëmarrjen e më shumë personave në procesin e negociatave për çështjen e emrit, jashtë ekipin zyrtar është e pavërtetë, thonë për AIM nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ashtu si në shumë raste më parë është përmendur nga MPB, në Bruksel më 12 dhjetor 2017 në negociatat për tejkalimin e dallimeve për emrin do të marrë pjesë Vasko Naumovski, ambasador i Republikës së Maqedonisë në SHBA, i shoqëruar nga një diplomat i MPJ-së. Formati i njejtë i dakorduar me ndërmjetësin Matthew Nimetz do të vlejë edhe për palën greke, gjegjësisht një negociues dhe një dimplomat.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë do t’i informojë mediat, ndërsa me atë edhe opinionin për hapat e mëtejmë për këtë çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme e cila është me interes të lartë shtetëror”, theksojnë nga MPJ./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi