MPJ britanike reagon për rastin e gazetarit Khashoggi

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe i vlerësoi si “jashtëzakonisht serioze” akuzat në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit të gazetës “Washington Post”, Jamal Khashoggi.

Ministria britanike ka publikuar një deklaratë me shkrim në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Në deklaratë thuhet se “Këto akuza janë shumë serioze. Jemi në dijeni të lajmeve të fundit. Po punojmë me qeverinë e Arabisë Saudite për zbulimin emergjent të të vërtetave”.

E fejuara e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, si person i fundit që kishte parë gazetarin, në një deklaratë për media tregoi se deri në ndërtesën e konsullatës kanë shkuar së bashku, duke pretenduar se Khashoggi nuk ka dalë më jashtë pasi që kishte hyrë në konsullatë.

Ndërsa konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll ka mohuar pretendimin në fjalë, duke thënë se Khashoggi “kishte shkuar në konsullatë por më pas ishte larguar nga ky vend”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi