Mourinho 100 milionë euro për Koulibaly

Portugezi me ngulm po kërkon një lojtarë për qendrën e mbrojtjes, që nga vera e kaluar, kur kërkesat e tij u injoruan nga bordi drejtues i Manchester United.

Ishte fillimisht Harry Maguire lojtari që joshte strategun portugez, por që nuk u transferua në “Old Trafford”.

Së fundmi, “The Times” shkruan se Man Utd ka gati 100 milionë euro për të ofruar për shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët e United thuhet të jenë takuar me drejtuesit e skuadrës nga Serie A, për të arritur një marrëveshja.

Shuma që është përmendur në këto bisedime thuhet se do të jetë rekorde për skuadrën e “djajve të kuq”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi