Mou mposht Conten, United sërish i dyti

Supersfida e Premier Leagues mes Manchester Unitedit dhe Chelseat, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1.

Nën një atmosferë fantastike në “Old Trafford”, ishte skuadra e Contes që gjeti e para avantazhin, me Willian në minutën e 32-të.

United reagoi pas 7 minutash dhe barazoi rezultatin me anë të sulmuesit belg, Romelu Lukaku, ndërsa Lingard shënoi golin e fitores në pjesën e dytë.

Kjo fitore e ngjit Manchester Unitedin sërish në vendin e dytë, me 59 pikë, ndërsa Mourinho mposhti “armikun” e tiuj publik, Antonio Conte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi