KURIOZITETE

Motorët-dron: policia e Dubait nis trajnimin

Spread the love

Një vit pas nisjes Californian Hoversurf promovoi motorin fluturues të tipit dron në në Expo-n e  teknologjisë GITEX, kompania njoftoi se modeli i ri eVTOL është mjaft i suksesshëm.

Të parët që do e fusin në përdorim do jenë autoritetet policore të Dubait.

Marrëveshja ndërmjet Hoversurf dhe policisë në Dubai u nënshkrua që vitin e kaluar, dhe nga kompania Californian mbërriti mjeti i parë me të cilin kanë nisur trajnimet.

Kolonel Khalid Nasser Alrazooqi, shefi i përgjithshëm i policisë nga Dubai, tha se eVTOL do të jetë i pari që do arrijë në vendin e aksidentit apo krimit, veçanërisht në zonat që janë të vështira për t’iu qasur.

Shpejtësia maksimale e motorit-dron është 96 km/ h dhe që mund të fluturojë 25 minuta me pilot, dhe pa pilot, thjesht si një dron, 40 minuta. Çmimi është 150 mijë dollarë. /tesheshi.com/

Related posts

Fluturimi më i gjatë në botë pa ndalesë: Singapor-Nju Jork

dritatv

Foto-galeri: rritja e një fëmije, e gjitha në ilustrime

dritatv

Nis fluturimin një nga aeroplanët më të mëdhenj në botë, në qiell që nga 2019-ta (video)

dritatv

Leave a Comment