Motivohen nga operacioni “Dega e Ullirit”, dëbojnë YPG/PKK

 

 

 

 Disa banorë në rajonin Bab të Sirisë që janë motivuar nga çlirimi i qendrës së Afrinit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” me ç’rast duke përdorur mundësitë e tyre kanë dëbuar nga fshatrat e tyre YPG/PKK-në.

Marrja nën kontroll e qendrës së Afrinit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, është bërë shpresë edhe për banorët e tjerë arabë fshatrat e të cilëve janë pushtuar nga YPG/PKK-ja.

Banorët e fshatit Hirbet esh-Shaer i rajonit Bab të Halepit, fshati i të cilëve është pushtuar rreth 2 vite më parë nga organizata terroriste YPG/PKK janë organizuar mes tyre pasi janë motivuar nga operacioni “Dega e Ullirit”.

Civilët që kanë kaluar në veprim me armë të lehta kundër terroristëve në fshatin e tyre, pas përleshjeve ata kanë arritur që të largojnë nga fshati i tyre YPG/PKK-në.

Ebu Muhammed, një nga banorët e fshatit Hirbet esh-Shaer në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Ne jemi vendas këtu. Kemi kaluar në veprim për të çliruar fshatin tonë nga PKK-ja. Ne jemi të gatshëm që të shpëtojmë njerëzit tanë nëpër fshatra nga pushtimi i PKK-së”.

“Operacioni ‘Dega e Ullirit‘ i nisur nga Turqia na ka motivuar neve kundër terroristëve. Në këtë mënyrë edhe ne kemi shpëtuar territoret tona”, tha ndër të tjera Ebu Muhammed.

Fshati Hirbet esh-Shaer u pushtua në vitin 2016 pasi terroristët e YPG/PKK-së mbërritën në Menbixh dhe Afrin dhe nisën operacionet për të marrë nën kontroll rajonin Bab.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) me operacionin “Mburoja Eufratit” prishën planin e YPG/PKK-së për të formuar korridorin e terrorizmit që shtrihet nga pjesa lindore e deri në pjesën perëndimore të Eufratit, si dhe gjithashtu mori nën kontroll rajonin Bab i cili ndodhej nën pushtimin e DEASH-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi