Moti i keq, OSHEE angazhim maksimal për riparimin e defekteve

 

 

Riparimi i defekteve në rrjetin elektrik në këto ditë me temperatura të ulëta dhe reshje intensive dëbore ka angazhuar në terren të gjithë punonjësit e OSHEE-së që po punojnë në kushte të vështira të krijuara nga moti i keq.

Punonjësit e OSHEE-së po punojnë pa ndërprerje duke u përballur me temperaturat e ulëta dhe dëborën që ka përfshirë gjithë vendin.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, përmes rrjetit social “Facebook”, shpërndan foto nga puna që po kryhet për riparimin e defekteve në Librazhd, Qafë Thanë, Bulqizë dhe Burrel.

“Në Librazhd, Qafë Thanë, Bulqizë dhe Burrel. Aty ku punonjësit e OSHEE-së, gjatë punës për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik, po përballen me temperaturat e ulëta dhe dëborën”, shkruan Gjiknuri./m.m/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi