Mosrespektimi i masave, dënimi deri në 12 vjet burgim e 8 mijë euro gjobë

Policia e Kosovës nga dita e martë do të nisë shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk respektojnë masat e dala nga Qeveria e Kosovës kundër koronavirusit.

Afrim Ahmeti, Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se  dënimet do të jenë të mëdha.

“Nga nesër do të fillojmë me shqiptimin e gjobave për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje dhe po e shohim që nuk po ka alternativë tjetër pa filluar me shqiptimin e gjobave”.

“Ne nga fillimi i zbatimit të vendimeve të qeverisë kemi hapur raste sipas Kodit Penal sipas nenit 249 dhe 250 dhe kemi asistuar inspektorët sanitarë, ndërsa tash ne përveç asistimit të inspektorëve sanitarë dhe rasteve që do t’i aplikojmë sipas nenit 249-250 të Kodit Penal të Kosovës, do të marrim shënime qytetarëve që nuk i zbatojnë këto masa dhe të njëjtat do të procedohen të inspektorët sanitarë, të cilët do të bëjnë këtë paraqitje për ta”.

“Dënimet janë mjaft të mëdha dhe, sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burgim, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”.

Ahmeti mes tjerash ka thënë se Policia e Kosovës nga dita e nesërme do të fillojë punën me orar prej 12 orësh, si dhe do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe dhe rrugët kryesore.

Ai ka theksuar se në të gjitha qytetet e Kosovës ka pasur monitorim maksimal nga policia.

“Duke e parë numrin e madh të infektuarve me Covid-19, Qeveria e vendit ka nxjerrë një vendim ditëve të fundit që na obligon të gjitha institucionet për zbatimin e këtij vendimi dhe ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi