Moskë, një person me thikë sulmon besimtarët në kishë

Një person mëngjesin e sotëm sulmoi besimtarët në një kishë në qendër të Moskës, duke plagosur dy veta, (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, Irina Volk, deklaroi se gjatë ndërhyrjes, policia arrestoi banorin 26-vjeçar të rajonit Lipeçka.

Ajo potencoi se autori me të hyrë kishë kishte plagosur dy persona me thikë. Viktimat janë shtruar në spital, ku kanë marrë asistencë mjekësore.

Policia është duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e sulmit i cili ndodhi në Kishën e Shën Nikollës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi