Moska i kundërpërgjigjet Trumpit: Raketat t’i përdorni kundër terroristëve

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova, i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidenti amerikan, Donald Trump në të cilën tha: “Bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të mençura”, duke thënë se ato duhet të përdoren kundër terroristëve dhe jo kundër qeverisë së Asadit.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Zarapova, deklaroi se raketat e tilla duhet të vihen në përdorim për të goditur terroristët dhe jo qeverinë legjitime e cila “po lufton kundër terrorizmit në territorin e saj”.

“A janë paralajmëruar inspektorët e Organizatës për Ndalesë të Armëve Kimike (OPCW) se raketat e mençura do të shkatërrojnë provat për përdorimin e armëve kimike?, ose bëhet fjalë për mbulim të shpejtë të gjurmëve të provokimit në mënyrë që inspektorët ndërkombëtarë të mos kenë çfarë të inspektojnë”, tha Zaharova.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të mërkurën dha një mesazh për operacionin në Siri, pak pasi Rusia njoftoi se do të mbrojë Sirinë nga sulmet raketore.

“Rusia zotohet se do të godasë çdo predhë që do të hidhet drejt Sirisë. Atëherë, bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara. Nuk duhet të jesh partner me një kafshë vrasëse me gaz, që vret popullin e vet dhe kënaqet nga kjo gjë”, ka thënë Trump.

Rusia vendosi veto ndaj një projekt-rezolute të paraqitur nga SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që parashihte hetimin e sulmit kimik në Siri brenda kornizave të OKB-së dhe krijimin e një mekanizmi për përcaktimin e përgjegjësve.

Washingtoni zyrtar ka thënë më herët se “SHBA do të përgjigjet ndaj sulmit me armë kimike në Siri, pavarësisht nëse KS-OKB do të ndërmarrë masa”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi