Mos i hidhni kurrë lëkurat e mandarinës, ja ç’mund të bëni me to!

E keni pyetur ndonjëherë veten sa shpenzoni në muaj për të blerë detergjentë dhe produkte të tjera për mirëmbajtjen e shtëpisë?

Me siguri nëse do të kishit ruajtur faturat pas çdo blerjeje do të vinit re se solucionet larëse zënë vendin e dytë të shpenzimeve pas ushqimeve.

Përveç se rëndojnë xhepin e çdo konsumatori, përmbajtja e tyre e lartë në substanca kimike mund të rezultojnë e dëmshme për shëndetin, kështu që si gjithmonë duhet të ktheni sytë nga natyra. Fatmirësisht ju mund të bëni vetë detergjentë 100% efektivë që nuk kushtojnë shumë dhe veprojnë menjëherë. Sot Living do t’ju propozojë si të krijoni në kushte shtëpie një solucion larës me mandarina dhe uthull molle.

Fillimisht qëroni disa mandarina. Nuk është e nevojshme të përcaktojmë sasinë pasi ajo ndryshon në varësi të enës që do të përdorni.

Shtoni lëkurat e mandarinës në një vazo qelqi dhe shtoni 500 ml uthull molle. Mbylleni hermetikishit dhe lëreni në errësirë për 2 javës. Pas dy javësh filtroni lëngun e përftuar dhe shtojeni në një shishe me grykë sprucatori.

Tashmë detergjenti është gati dhe mund ta përdorni për pastrimin e njollave në tryezat e drurit,  pastrimin e mermerit, pllakave të banjos etj. Duhet ta provoni.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi