Mos fryni në ushqimin që i jepni fëmijës, arsyeja është e frikshme.

Shëndeti i fëmijës me shumë mundësi është prioriteti kryesor i çdo prindi, por disa veprime të vogla mund të vënë shëndetin dentar të fëmijës në rrezik edhe përpara se t’i dalin dhëmbët e para.

Kur fëmijët lindin, trupat e tyre nuk kanë qenë të ekspozuar nga mutacionet e streptokokut, një bakter ky që ushqehet me ushqimin e mbetur në dhëmbë. Sipas Art Nowak, ish-president i Bordit Amerikan të Stomatologjisë Pediatrike, duke rënë në kontakt me këtp bakterie mund të çojë në lindjen e kativiteteve të fëmijës suaj para se të shihen shenjat e para të daljes së dhëmbëve.

Nga një studim australian u gjet se shumica e fëmijëve dhe foshnjave i marrin këto baktere nga nënat e tyre. Ky bakter shpërndahet kur prindërit hanë nga ushqimi i fëmijës, i fryjnë ushqimit të tyre apo i puthin fëmijët në buzë . Ajo ç’ka duhet të bëjnë prindërit në këto raste është të fshijnë buzët e fëmijëve shpesh me një pecetë të pastër. Të fshijnë gjuhën e tyre, dhëmbët dhe mollëzat, kjo do të pengojë shumëfishimin e bakterieve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi