Moratti refuzon ofertën për kreun e Federatës Italiane

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka refuzuar ofertën që u bë nga presidentët e kluve të Serie A për të qenë Presidenti i ri i Federatës.

Moratta ishte kandidatura e përzgjedhur nga liga italiane e futbollit por me refuzimin e tij, tashmë Agnelli, Preciozi dhe të tjerët duhet të propozojnë një tjetër për të qenë kandidaturë për marrjen e drejtimit të Federatës Italiane të Futbollit.

Moratti nuk ishte bindur për të bërë një zgjedhje të tillë dhe në fund vendosi të lërë thatë presidentët e klubeve të Serisë A të cilët e shikonin si një opsion të shkëlqyer ish presidentin e Interit për drejtimin e Federatës pas largimit të Tavecchios./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi