Montevideo, trajneri i Uruguajit refuzon statujën në nder të tij

Oscar Tabarez rezulton se është mjeshtri i modestisë. Trajneri i përfaqësueses uruguajane ka refuzuar propozimin e bërë nga Bashkia e Montevideos, për vendosjen e një statuje të teknikut 71-vjeçar në qendër të qytetit, pikërisht për të nderuar atë.

Oscar Tabarez është një rekordmen absolut për sa i përket drejtimit të një kombëtareje të vetme, pasi është i vetmi trajner që ka qenë në stolin e Uruguajit në 4 edicione të Kupës së Botës; në vitin 1990, atë 2010, vitin 2014 dhe atë 2018.

Tani, ai është gati të vendosë rekorde të reja, por pa nderime speciale, siç është rasti i ngritjes së statujës së tij në qendër të kryeqytetit uruguajan.

Janë vet drejtuesit e Bashkisë së Montevideos që kanë konfirmuar gjithçka, duke shpjeguar edhe arsyen e refuzimit të Tabarezit në lidhje me këtë çështje. Sipas tyre, Tabarez e refuzoi ngritjen e statujës, pasi do të shkatërronte frymën e bashkimit, të cilën po kërkon që ta krijojë dhe inkurajojë te përfaqësuesja uruguajane./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi