Montella e konfirmon: Talenti 22-vjeçar drejt Barcelonës

Vincenzo Montella ka komentuar zërat që e shohin mbrojtësin Clement Lenglet, larg skuadrës së tij.

“Është një kampion, ka një mentalitet të madh. Në të ardhmen mund të luaj me Barcelonën”, është shprehur Montella.

Edhe pse nga Barça ende nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare, komenti i vetë trajneri të Seviglias ka konfirmuar interesin e katalanasve, si edhe vetë dëshirës së 22-vjeçarit për t’u bërë pjesë e një ekipi të madh.

Klauzola për prishjen e kontratës së francezit është 30 milionë euro, shumë që Barça do ta paguante pa shumë sforco duke parë performancën e 22-vjeçarit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi