Moldavi, presidenti anulon zgjedhjet e parakohshme

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon, ka anuluar zgjedhjet e parakohshme në vazhdën e rritjes së krizës politike në vend.

Dodon u tha sot gazetarëve se ka anuluar dekretin e presidentit të përkohshëm të emëruar ditë më parë Pavel Filip, për të shpërdarë Parlamentin pas çka caktoi zgjedhje të parakohshme për datën 6 shtator, duke e cilësuar si veprim jokushtetues.

Vendi më i varfër evropian është pa një qeveri që nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt. Megjithatë, javën e kaluar blloqet pro-BE dhe pro-Moskë arritën të formojnë një qeveri koalicioni për të përmbysur oligarkinë të udhëhequr nga ish pushteti, Partia Demokratike.

Të djelën, Gjykata Kushtetuese pezulloi presidentin Dodon dhe në vend të tij emëroi ish-kryeministrin nga Partia Demokratike për president, i cili bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Vendimi u refuzua nga Parlamenti, pasi siç tha, Gjykata Kushtetuese ka anuar për Partinë Demokratike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi